-
08:30Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit organizon ceremoni të nisjes së punimeve për projektin: “Rikonstruktimi i rrugës rajonale R119, segmenti Kijevë–Malishevë”. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministri Dimal Basha. (Segmenti Kijevë–Malishevë)
-
09:00Mbahet dita e dytë e samitit global PowerToHR duke sjellë mbi 100 sesione interaktive dhe folës nga kompani lider si Google, Microsoft, OpenAI, Zoom, Rakuten Viber dhe Amazon. (AMC Hall, Mazgit, Obiliq)
-
09:30Vazhdon seanca gjyqësore për rastin e vdekjes të Auron Thaqit. (Gjykata Themelore, Prizren)
-
14:30Zyra e Rregullatorit për energji (ZRRE) mban mbledhjen e pestë për vitin 2026. (Zyret e ZRRE-së, Prishtinë)
