• 10:00Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), organizon konferencë diskutimi me temën: “Legjislatura e X-të e Kuvendit të Kosovës: Sfidat, krizat dhe mësimet për të ardhmen”, në kuadër të së cilës do të publikohet raporti monitorues për punën e Legjislaturës së X-të të Kuvendit të Kosovës. (Hotel Sirius, Prishtinë)

  • 11:00Partia Socialdemokrate mban aksion simbolik përballë Kuvendit të Kosovës. (Sheshi “Ibrahim Rugova”)

  • 15:00Komuna e Deçanit organizon mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së drejtorit të bujqësisë, Rifat Stojkaj. (Kuvendi i komunës, Deçan)

  • 17:00 Mbahet ceremonia e varrimit të drejtorit të bujqësisë në komunën e Deçanit, Rifat Stojkaj. (Varrezat e Lloqanit, Deçan)