• 09:45Misioni i OSBE-së në Kosovë lanson Rrjetin për Siguri në Komunitet. (Hotel Emerald, Prishtinë)

     

  • 10:00Kuvendi i Kosovës trajton pikat e papërfunduara të seancave të kaluara. (Salla e seancave të Kuvendit të Kosovës)

  • 10:00Instituti GAP organizon tryezën e diskutimit, me ç’rast do të prezantohen gjetjet e Anketës së Buxhetit të Hapur për Kosovën 2025 (Open Budget Survey – OBS 2025). (Hotel “Prishtina”, Prishtinë)

     

  • 10:00Dita e dytë e konferencës shkencore “Rexhep Qosja- figurë shumëplanëshe e kulturës shqiptare”. (Instituti Albanologjik, Prishtinë)

  • 11:00Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT/KRCT), organizon aktivitetin simbolik “Kanavaca dhe Gjurmët e Solidaritetit”. Merr pjesë kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu. (Sheshi përballë Kuvendit të Kosovës)

     

     

  • 11:00Mbahet ceremonia e zbulimit të pllakës përkujtimore në nderim të martirëve dhe dëshmorit të luftës të fshatit Kishnicë. Merr pjesë ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti. (Fshati Kishnicë, Komuna e Graçanicës)

  • 12:00Përurohet lapidari i Jakup Krasniqit dhe tri shkronjat e UÇK-së. (Hyrja e fshatit Negroc, Drenas)

  • 12:30Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton pesë Projektligje. (Salla N-302, Kuvendi i Kosovës)

  • 13:00Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Salla e seancave të Kuvendit të Kosovës)