• 09:00Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione mban takim me eksperten e propozuar nga Instituti Nacional Demokratik NDI, ku do të diskutohen çështjet lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 08/L-185 për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna Në Baza Gjinore. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302)

  • 09:30Mbahen punimet e Forumit Ekonomik Vjetor 2026 (FEV26) të Institutit Riinvest. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

  • 09:30Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për punësimin e grave viktima të dhunës në familje. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës)

     

     

  • 10:00Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e 11-të. (Salla e Kuvendit Komunal, Rahovec)

     

  • 10:00Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të raportojnë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, si dhe kryeshefat ekzekutivë dhe kryesuesit e bordeve të KOSTT Sh.A. dhe KEK Sh.A., lidhur me raportet e auditimit për vitin 2025. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303)

  • 10:00Komisioni për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini shqyrton në parim i Projektligjin Kundër Dukurive Negative në Sport si dhe Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2027, për fushat që janë në fushëveprim të Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204)

  • 10:00Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës se Kosovës për vitin 2027, sipas fushëveprimit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-225)

  • 10:00Instituti Albanologjik mban konferencën shkencore “Rexhep Qosja- figurë shumëplanëshe e kulturës shqiptare”. (Instituti Albanologjik, Prishtinë)

  • 11:00Komiteti për Specializime në Farmaci (KSF) në bashkëpunim me Odën e Farmacistëve të Kosovës (OFK), organizon tryezën shkencore me temën: “Shërbimi i Farmacisë Klinike si pilot-projekt në QKUK”. (Mercure Prishtina City Hotel) 

     

  • 11:00Komisionin për Buxhet do të shqyrtohen marrëveshjet e kredisë për projektet në sektorin e shëndetësisë, ndryshimet në Ligjin për Sigurimin e Depozitave, raporti financiar i Buxhetit të Kosovës për vitin 2025 dhe raporti i shpenzimeve të Kuvendit për nëntëmujorin e vitit 2026. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203)

  • 11:00Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe në fillim të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, artistja feministe Ms. Indefinite (Saranda Sadikaj) do të realizojë performancën artistike feministe “Oja t’prera”. (Sheshi Skënderbeu, Prishtinë)

  • 11:00Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës organizon hapjen e ekspozitës “RIKTHIM NË TRADITË – Veshjet Popullore të Shqiptarëve”, e organizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, Prishtinë)

  • 11:30Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton gjendjen e zbatimit të legjislacionit që garanton të drejtat e komuniteteve. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301)

  • 12:00Rjeti i Grave të Kosovës (RrGk) mban protestë me moton “Kundër vrasjes së grave – Femicidi është urgjencë kombëtare”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

     

     

  • 12:30Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim takohet me Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László István Dux. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301)

  • 13:00Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) mban konferencë për media. (Zyrat e AKB-së, Prishtinë)

  • 17:00Në kuadër të Fushatës Globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), në bashkëpunim me Gjykatën Themelore në Prishtinë, organizon aktivitetin simbolik “Ndriçimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë me ngjyrë portokalli”. (Gjykata Themelore në Prishtinë, Pallati i Drejtësisë)