Njoftim për Ditën e Fitër Bajramit

Të nderuar besimtarë,
ju njoftojmë se në ditën e Fitër Bajramit:

Namazi i sabahut falet në ora 05:10
Namazi i Bajramit falet në ora 06:18

Kjo është një ditë e madhe gëzimi, falënderimi dhe afërsie me Allahun. Le ta presim këtë mëngjes të bekuar me zemër të pastër, me lutje, me dashuri për njëri-tjetrin dhe me falënderim për të gjitha mirësitë që na janë dhënë.

Allahu e pranoftë agjërimin, lutjet, sadakanë, iftaret dhe çdo vepër të mirë që është bërë gjatë këtij muaji të bekuar. Le të jetë kjo ditë Bajrami ditë paqeje, mëshire, lumturie dhe begatie për çdo familje.

Me fat Fitër Bajrami!
Allahu ju faltë, ju mëshiroftë dhe ju dhuroftë shëndet, gëzim dhe mirësi në çdo hap të jetës.