Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të udhëtojë në Pekin më 14 dhe 15 maj për një samit të nivelit të lartë me presidentin kinez Xi Jinping, njoftoi të mërkurën Shtëpia e Bardhë.

“Takimi i shumëpritur i presidentit Trump me presidentin Xi në Kinë tani do të zhvillohet në Pekin më 14 dhe 15 maj”, u tha gazetarëve zëdhënësja Karoline Leavitt.

Vizita, e planifikuar fillimisht për fillim të prillit, u shty për shkak të përshkallëzimit të luftes  mes ShBA-së, Izraelit dhe Iranit.

Leavitt shtoi se Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump, do ta presin liderin kinez dhe bashkëshorten e tij në Uashington në një datë të mëvonshme.