Sistemi ndërkombëtar i krijuar nga fituesit e Luftës së Dytë Botërore sot po përballet me një krizë të rëndë legjitimiteti në thuajse të gjitha fushat, tha të premten presidenti turk.

“Rendi i pas Luftës së Dytë Botërore i ndërtuar nga fituesit e saj përballet me një krizë të thellë legjitimiteti në pothuajse të gjitha fushat”, tha Recep Tayyip Erdoğan në një video-mesazh dërguar Samitit Ndërkombëtar të Komunikimit Strategjik 2026 (Stratcom Summit ‘26), i mbajtur në Istanbul nga Drejtoria e Komunikimit e Türkiyes.