Qindra miliarda dollarë janë humbjet ekonomike të vendeve të Gjiit, prej ditës kur SHBA dhe Izraeli e kanë sulmuar Iranin. Trump dje u tha investitorëve, në vend të Dubait, ejani investoni në Amerikë. Do të jeni më të sigurtë në SHBA. Vlerave e patundshmërive në Dubai ka rënë për 20%, ndërsa shitblerja për 25%. Në vendet tjera të Gjirit si Katari dhe Arabia Saudite gjendja është edhe më e rëndë.

Kërcënimi iranian se do t’i shkatërroj këto vende dhe do t’i kthejë në kohën e Kerbelasë pa ujë, ka bërë të ndryshoj kahja e luftës. Shkatërrimi eventual i impianteve të ujit në vendet e gjirit donë të thotë që këto vende të bëhen të pabanueshme. Megjithëqë numri i të ikurve nga Uzraeli është shumë i madh, njerëzit që po lënë vendet arabe është edhe më i madh.

Mos me zgjatë, lufta kundër Iranit i ka bërë të gjithë pishman pse e kanë nisur ose, pse kanë lejuar të niset. Një dëshirë e Netanyahut, tërë botën e ka goditur. Ndërsa vendet arabe i ka kthyer prapa për 40 vjetë, thonë analistë të njohur në botë…!