QKMF-ja në Podujevë pranon donacion një autoambulancë
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Podujevë sot ka pranuar një autoambulancë, të cilën e ka dhuruar bashkatdhetari, Shaban Krasniqi, i cili jeton dhe punon në Suedi.
Pranim-dorëzimin e këtij automjeti e ka bërë kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, i cili e ka falënderuar bashkadhetarin Krasniqi për këtë donacion.
“Kjo është hera e dytë që Shaban Krasniqi dhuron autoambulancë për QKMF-në e Podujevës, për çka e falënderova shumë. Ky automjet do të jetë në dispozicion të personelit mjekësor për të ofruar shërbime më të shpejta në terren për pacientët tanë”, tha kryetari Bulliqi.
24.03.2026, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim
