Francesca Albanese, raportuese speciale e OKB-së për Territoret e Pushtuara Palestineze, paralajmëroi kundër “Izraelizimit të Evropës”, duke u bërë thirrje shteteve të ndalin ndihmën ushtarake për Izraelin dhe duke dënuar ndalimin e flotiljes së ndihmave për Gazën pranë Kretës gjatë një aktiviteti në Athinë, Greqi.
Duke folur në solidaritet me palestinezët, ajo tha se Izraeli përballet me akuza për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid para Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GjPN) dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND). Ajo iu referua një vendimi të GjNP-së, duke u bërë thirrje shteteve anëtare të OKB-së që të mos ndihmojnë apo mbështesin Izraelin derisa të përfundojë pushtimi.
Albanese kritikoi qeveritë evropiane për vazhdimin e tregtisë, bashkëpunimit ushtarak dhe lidhjeve të sigurisë me Izraelin, ndërsa njëkohësisht po adoptojnë mjete survejimi dhe politika më të ashpra të brendshme.
Ajo iu referua gjithashtu ndalimit të flotiljes së ndihmave Sumud, e nisur drejt Gazës, pranë Kretës, duke e cilësuar rolin e autoriteteve greke në ndalimin e misionit si “të gabuar”.
