Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot do të jepet fjala përfundimtare e palëve ndaj të akuzuarëve për sulmin terrorist në Banjskë.

Fjalën përfundimtare e ka nisur Prokuroria.

Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023, në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit.

Gjatë këtij sulmi, mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, ndërsa disa zyrtarë të tjerë policorë u plagosën

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë nga grupit terrorist që kreu sulmin në Banjskë në krye me Millan Radoiçiq.

Institucionet e Kosovës kanë bërë thirrje që Serbia t’i dorëzojë përgjegjësit. Thirrje për përgjegjësi t këtij grupi kanë bërë edhe Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës