Një person është arrestuar për dhunë në familje në Podujevë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht motrën e tij.

Viktima ka marrë tretman mjekësor pas incidentit.

Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“Podujevë, 27.03.2026 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht motrën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.