Kanë kaluar 28 vite nga rënia e tij heroike për lirinë që ne e gëzojmë sot. Agroni zgjodhi rrugën e sakrificës, të guximit dhe të atdhedashurisë, duke u bërë simbol i qëndresës dhe i luftës për çlirimin e vendit.
Jeta dhe vepra e tij na kujtojnë se sa shtrenjtë u pagua liria që sot e gëzojmë. Dhe se përgjegjësia jonë është ta ruajmë, ta forcojmë dhe ta ndërtojmë Kosovën me dinjitet, drejtësi dhe të ardhme të ndritur për të gjithë.
Lavdi e përjetshme dëshmorit Agron Rrahmani!
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!
