Screenshot

Të dhënat e transportit tregojnë se një anije cisternë kineze, e sanksionuar nga SHBA-ja (me një ekuipazh kinez në bord), kaloi sot nëpër Ngushticën e Hormuzit, raporton Reuters.

Kjo vjen si një sfidë ndaj bllokadës së Ngushticës, të urdhëruar nga Presidenti Trump më herët sot.

Pronari i anijes cisternë ‘Shanghai Xuanrun Shipping Co Ltd’ ishte sanksionuar më parë nga Shtetet e Bashkuara për marrëveshjet e saj me Iranin.

Bloomberg raportoi gjithashtu se anije cisternë kineze po “vë në provë bllokadën detare të Presidentit Trump”.