Sot nënshkrova memorandum bashkëpunimi me përfaqësuesit e organizatës “Preda Plus” projektin i cili synon mbështetjen e grave ndërmarrëse.
Përmes këtij projekti do të ofrohen trajnime dhe pajisje për 100 biznese të reja në pronësi të grave, ndërsa do të organizohen edhe kampe intensive të ndërmarrësisë për 350 vajza të reja. Gjithashtu, do të punohet në krijimin e rrjeteve mbështetëse dhe në forcimin e kapaciteteve lokale për përkrahje afatgjatë të grave në biznes.
Mbështetja e grave të Podujevës për zhvillim profesional dhe ekonomik mbetet një ndër prioritetet tona.
