Sipas gazetës amerikane Axios, duke cituar burime autoritative dhe të informuara, administrata Trump ka filluar të kërkojë rrugë diplomatike për zgjidhjen e problemit me Iranin.

Brenda SHBA-së ka mosmarrëveshje në lidhje me sa i përket kohëzgjatjes së luftës. Trump kohët e fundit deklaroi se po “shqyrtonte përfundimin e luftës”, por zyrtarë të lartë besojnë se ajo duhet të vazhdojë për dy ose tre javë të tjera. Ndërkohë, këshilltarët e Trump tashmë kanë filluar përgatitjet për bisedime të mundshme paqeje përmes përpjekjeve diplomatike.

SHBA-të po kërkojnë marrëveshje nga Irani për 6 çështje:

1) Nuk do të ketë program raketash për pesë vjet.

2) Nuk do të ketë pasurim të uraniumit.

3) Impiantet bërthamore të Natanzit, Isfahanit dhe Fordovit, të cilat u bombarduan nga SHBA-të dhe Izraeli vitin e kaluar, do të çaktivizohen.

4) Protokolle të rrepta monitorimi të jashtëm do të zbatohen për prodhimin dhe përdorimin e centrifugave dhe makinerive përkatëse që mund të çojnë përpara një program armësh bërthamore.

5) Marrëveshjet për kontrollin e armëve do të bëhen me vendet e rajonit, duke kufizuar numrin e raketave në jo më shumë se 1,000.

6) Nuk do të ofrohen fonde për organizata të ndërmjetme si Hezbollahu në Liban, Huthitët në Jemen ose Hamasi në Gaza.

Irani ka dhënë përgjigjen e menjëhershme: Nuk ka bisedime…!