Duke folur në një forum investimesh në Miami, Florida, më 27 mars, presidenti Donald Trump tha se “Kuba është e radhës”, ndërsa diskutonte veprimet ushtarake të ShBA-së në Venezuelë dhe Iran.
Më pas ai shtoi: “bëni sikur nuk e thashë këtë” dhe u kërkoi mediave ta injoronin deklaratën. Trump gjithashtu lavdëroi parimin “paqe përmes forcës” dhe tha se MAGA kërkon fitore dhe sukses.
