Industria e mbrojtjes e Türkiyes ka arritur një tjetër moment të rëndësishëm me eksportin drejt Spanjës të avionit stërvitor Hurjet të zhvilluar nga Industritë Ajrore Turke (TAI).
Prodhimi në seri i avionit Hurjet është aktualisht në zhvillim për Forcat Ajrore Turke, ndërsa përgatitjet vazhdojnë për përmbushjen e kërkesave të kontratës së eksportit me Spanjën.
Avioni pritet të hyjë në shërbim në Türkiye në vitin 2027 dhe në Spanjë në vitin 2028.
Në kuadër të marrëveshjes, kompania turke e mbrojtjes Havelsan do të furnizojë simulatorin e plotë të misionit dhe atë të trajnimit të fluturimit që do të shoqërojnë Hurjet-in.
Simulatori pritet t’i dorëzohet Forcave Ajrore Turke në tremujorin e katërt të vitit 2026, përpara eksportit të avionit në Spanjë.
Drejtori i përgjithshëm i kompanisë Havelsan, Mehmet Akif Nacar, për Anadolu tha se kjo marrëveshje përbën një pikë kthese për sektorin turk të mbrojtjes.
Sipas tij, marrëveshja përmbys një prirje të kahershme ku Türkiye importonte simulatorë të tillë, duke theksuar se Havelsan tashmë ka zhvilluar kapacitetet për projektimin dhe eksportin e softuerëve të avancuar të simulatorëve.
