Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë, Abdulkadir Uraloğlu ka tërhequr vëmendjen për situatën në Ngushticën e Hormuzit. Ai ka deklaruar se Turqia ka ngritur nivelin e sigurisë në nivelin më të lartë për anijet me flamur turk që kalojnë nëpër Gjirin Persik.

“Tensionet e fundit, lufta dhe zhvillimet kritike në rajonin tonë, siç është mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, që kanë shpërthyer midis Iranit, SHBA-së dhe Izraelit, po ndikojnë thellësisht në stabilitetin global. Po përjetojmë një proces që po prish tregtinë ndërkombëtare dhe rrugët e energjisë”, ka thënë ai.