Home LAJME Abramov: Putinin e keqinterpretuan mediat

Abramov: Putinin e keqinterpretuan mediat

Ambasadori rus në Tiranë, Leonid Abramov, duke folur për zhvillimet e fundit në Krime, ka thënë se deklaratat e presidentit rus për Kosovën, janë shtrembëruar nga mediat.

Ai ka thënë se Moska nuk ka folur për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ndërkaq ka thënë se rusët nuk kanë thënë se ka ngjashmëri mes Krimesë dhe Kosovës.

“Këtë nuk e kemi thënë ne, e keni thënë ju”, ka thënë ai në një intervistë që e transmeton RTK.

Në këtë intervistë, ambasadori rus ka thënë se në Krime, në referendumin e 16 marsit në Krime, kanë votuar edhe pesë mijë qytetarë me origjinë shqiptare që jetojnë në Krime.

Abramov ka kritikuar qëndrimin e Shqipërisë për Rusinë.

Previous articleTribunali në Kosovë, me degë në Hagë
Next articleAnceloti: Reali i gatshëm për Barcën