Infrastruktura e telekomunikacionit izraelit është përdorur gjatë tre viteve të fundit për të gjurmuar njerëzit në mbi 10 vende.

“Kjo infrastrukturë, nga rrjetet e ndërtuara në vitet 1970 deri te sistemet më moderne 5G, është transformuar në pajisje gjurmimi me programe të sofistikuara spiunazhi”, tha hetimi nga grupi i kërkimit digjital me bazë në Kanada, Citizen Lab, sipas një lajmi të së dielës nga e përditshmja izraelite “Haaretz”.

Që nga nëntori i vitit 2022, janë bërë më shumë se 15.700 përpjekje për të përcaktuar vendndodhjen e telefonave në vende të shumta, përfshirë Tajlandën, Afrikën e Jugut, Norvegjinë, Bangladeshin dhe Malajzinë nëpërmjet infrastrukturës së kompanive të telekomunikacionit me bazë në Izrael.

Dokumentet e brendshme të shikuara nga “Haaretz” zbuluan se “Verint”, kompania mëmë e “Cognyte” i shiti një sistem gjurmimi të bazuar në SS7 të quajtur SkyLock një klienti qeveritar në Republikën Demokratike të Kongos.

Gjetjet treguan se “Fink”, një kompani telekomunikacioni zviceran, u mundësoi kompanive izraelite të mbikëqyrjes si “Rayzone” të imitonin operatorët celularë dhe të lidheshin me rrjetet mobile të trashëguara, duke i lejuar ato të gjurmonin përdoruesit në të gjithë botën përmes shfrytëzimit të protokollit të sinjalizimit SS7 për mbikëqyrje.