Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi se, Shqipëria, përmes një marrëveshjeje strategjike bashkëpunimi për zhvillimin e Qendrës Energjetike të Vlorës dhe furnizimin me gaz të lëngshëm natyror me ShBA-në, ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt rritjes së sigurisë dhe pavarësisë energjetike.

Në një video të publikuar, Rama bëri të ditur se marrëveshja e arritur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i garantojë Shqipërisë furnizim me gaz të lëngshëm amerikan për një periudhë 20-vjeçare.