Home SHËNDETËSI Mëngjes i shpejtë? Ja çfarë duhet të konsumoni

Mëngjes i shpejtë? Ja çfarë duhet të konsumoni

Edhe pse jo gjithmonë na pëlqen ta pranojmë, vakti më i pashmangshëm gjatë ditës është padyshim mëngjesi. Çdo studim apo rekomandim i specialistëve të adresojnë në të njejtin përfundim: çfarë konsumoni në orët e para, është ajo çka do të rezultojë në formë energjie përgjatë gjithë 24 orëve. Por, ndodh që të jemi të apasionuar pas gjumit apo të na marrë një pjesë të mirë të kohës përzgjedhja e veshjes e përgatitja e grimit. Kështu, ato minuta të limituara që na mbeten, shpesh nuk premtojnë për konsumimin e një vakti të lehtë mëngjesor.

Pasojat? Lodhje e madhe gjatë ditës, mungesë energjie, ndjesi urie edhe pas orëve të drekës…Me pak fjalë, gjithë çka duhet të shmangni, vijnë si pasojë e evitimit të mëngjesit. Ne sot, ju sugjerojmë disa alternativa të shpejta, të cilat do t’ju ndihmojnë ta kaloni ditën pa lodhje e natyrisht, pa ndjenjën e tmerrshme të urisë (sidomos në zyrë):

Tost me feta të holla bananesh dhe susam
Lëng frutash me kos dhe boronicë
Tost me domate dhe mozarela
Tost me avokado dhe vezë
Çereale me qumësht, çokollatë dhe banane
Lëng me banane dhe gjalp kikiriku
Vezë e skuqur me spinaq
Kek me limon
Vezë e skuqur me domate dhe kërpudha

Previous articleSemundjet qe sherohen me boronice
Next articleParandaloni djersitjen gjatë stinës së verës, përmes këtyre metodave