Home Uncategorized Ministria e Shëndetësisë dhe Ankara Guven Hospital lidhin marrëveshje bashkëpunimi

Ministria e Shëndetësisë dhe Ankara Guven Hospital lidhin marrëveshje bashkëpunimi

Prishtinë – Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Ferid Agani, nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe  Spitalit  Guven të Ankarasë nga Republika e Turqisë.

Marrëveshja e bashkëpunimit, ka për qëllim shkëmbimin e informimit dhe përvojës lidhur me strukturat e organizimit dhe reformën brenda shërbimit shëndetësor në Republikën e Kosovës dhe në Turqi, bashkëpunim në fushën e shërbimeve shëndetësore, në programe të trajnime të mjekëve dhe infermierëve të dy vendeve, trajtim të pacientëve kosovarë për sëmundjet që nuk mund të trajtohen këtu.

Ministri Agani dhe përfaqësuesit e Spitalit Guven theksuan se kjo marrëveshje do ti kontribuoj përmirësimit të zhvillimit reciprok dhe bashkëpunimit afat-gjatë të dyja palëve mbi bazën e respektimit të parimit të barazisë dhe vullnetit të mirë për të rritur shërbimin cilësor ndaj pacientëve. /RadioRINIA/

 

Previous articleKadriu: Do të bëjmë reforma në sektorin e urbanizmit
Next articleMusa: Arsimin në Gjilan duhet ta bëjmë shembull