Home SHOWBIZ Kush është Arta Bajrami, tregon ajo vetë!

Kush është Arta Bajrami, tregon ajo vetë!

Këngëtarja e njohur Arta Bajrami e cila ditë më parë erdh në publik shumë më ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim. Në faqen e saj zyrtare ka postuar një tekst ku sqaron shumëçka rreth vetes dhe karrierës së saj.

Në fillim këngëtarja ka shpalosur se si ndjehet për albumin e saj të ri me muzikë popullore.

“Albumi im i ri me këngë popullore ‘live’ e pa dritën e diellit dhe reagimet ishin bash sikur e prisja: të ndryshme. Shumica thonë se zëri im përshtatet me këtë mënyrë të këndimit dhe shtojnë se është dashur më herët të bëj një album të tillë, disa janë tepër të befasuar, por u pëlqen ky transformim imi e disa thonë se nuk më shkon fare”, ka shkruar Arta, duke shtuar më tutje edhe për karrierën e saj.

Previous articleBelgjika në çerekfinale
Next articleBlerim Destani tifo për futbollistët shqiptarë gjatë Argjentinë-Zvicër (Foto)