Më datë 04.07.2017 në orën 09:35, në fshatin Doberdol ka ndodhur një vet aksident trafiku ku për pasojë tre zyrtarë policorë, kanë marrë lëndime trupore.
Në këtë vet aksident ka qenë e përfshirë vetura zyrtare e policisë “Land Rover”, e cila për shkaqe aktualisht të panjohura ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur.
Tre personat të cilët kanë qene në veturë, kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitet policore të cilat po merren me ekzaminimin e vendit të ngjarjes, si dhe hetimin e shkaqeve dhe rrethanave që lidhen me këtë ngjarje.