Tubimi parazgjedhor që Ramush Haradinaj e mbajti në Podujevë dje dhe u transmetua nga mediat vendore ka ngjallur interes të madh tek portalet dhe mediat serbe.
Kështu, pothuajse të gjitha agjensitë shtetërore dhe gazetat e portalet e lajmeve në Serbi kanë vendosur në ballinat e tyre ftesën e Ramush Haradinajt që Washingtoni të kthehet në Ballkan ndryshe Kosova dhe shqiptarët do të kryejnë punë vet me Serbinë.
“Brukseli duhet të vendos – të na tregojë që a mundet t’i përfundojë punët mes Kosovës e Serbisë. Unë po besoj që nuk mundet, për këtë arsye po kërkoj nga Uashingtoni që t’i kthehet Ballkanit”, pohoi Haradinaj, shtojnë mediat serbe.