Home LAJME Dushi: Procesi zgjedhor ishte i mirë

Dushi: Procesi zgjedhor ishte i mirë

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Florian Dushi ka thënëse do të ishte mirë të mos dështonte procesi i formimit të institucioneve të reja, sepse ka alternativa të mjaftueshme që burojnë nga rezultati i zgjedhjeve të 8 qershorit.

Ai ka thënë se do të ishte e papërballueshme për Kosovën dhe qytetarët e saj mbajtja e tri palë zgjedhjeve brenda disa muajve.

Dushi e ka vlerësuar të mirë dhe demokratik procesin e zgjedhjeve të 8 qershorit, duke thënë se nuk ka pasur vonesa në asnjë segment të organizimit dhe të përmbylljes së procesit zgjedhor.

Previous articlePrishtina teston sot alarmin publik
Next articleShqipëria me pagat minimale më të ulëtat në Europë