Home SPORT Guardiola i kënaqur me barazimin

Guardiola i kënaqur me barazimin

Pep Guardiola e ka quajtur Manchester United “një prej ekipeve më të mira në botë”, pas barazimit të mbrëmshëm në Old Trafford.

Kampionët evropianë u futën në ndeshje si favoritë, por e panë veten në disavantazh pas një goli të Nemanja Vidic në minutën e 58-të. Por ata u rikthyen për të shënuar golin e barazimit me anë të Bastian Schweisteiger.

“Jam shumë i kënaqur. Man United është një prej skuadrave më të mira në botë. Ne kemi shënuar një gol në udhëtim që është i rëndësishëm, por ne po ashtu kemi pasur fat që tentimet nga Welbeck dhe Rooney nuk përfunduan në gol”.

“Goli që ne pranuam ishte vështirë të mbrohet. Kurrë nuk është lehtë të luash ndaj një ekipi që mbrohet aq thellë. Ne do të shohim nëse do të mund të gjejmë disa zgjidhje për ndeshjen në Munich”.

“Gjithmonë është e rrezikshme kur shkoni në ndeshjen e dytë me barazim 1-1, por edhe një fitore 2-1 do të kishte qenë e rrezikshme për ne. Ne do të përpiqemi ta fitojmë ndeshjen e kthimit dhe jam i sigurt se mund ta bëjmë këtë”.

“Unë kam besim të plotë në lojtarët e mi dhe shpresoj se fansat në Munich do të na shtyjnë siç bënë tifozët e United për ekipin e tyre sot”, ka thënë Pep.

Previous articleNLQ i dorëzoi Kuvendit peticionin me mbi 13 mijë nënshkrime
Next articleMourinho: Ibra si unë, aventurier