Home LAJME Kritikohet kryeshefi i Inspektoratit të PK-së

Kritikohet kryeshefi i Inspektoratit të PK-së

Komisioni për Siguri, Punë të Brendshme dhe mbikëqyrje të FSK-së, kritikoi sot kryeshefin e Inpektoratit Policor të Kosovës, Fitim Shishanin, për moszbatimin e rekomandimeve të Kuvendit të Kosovës, për dhomën e dëshmive dhe çështje tjera.

Shishani raportoi para Komisionit lidhur me raportin vjetor dhe performancën e këtij inspektorati, raporton RTK.

Rreth moszbatimit të rekomandimeve të cilat i janë dhënë Inspektoratit nga ky Komision, që nga korriku i vitit të kaluar, Shishani u arsyetua që ai nuk i ka marrë ato deri para një jave.

Anëtarë të Komisionit u interesuan po ashtu rreth deklaratës së Florin Krasniqit, kryetar i Komisionit për mbikëqyrje të AKI- së i cili pati thënë se “ka pjesëtarë të PK-së që janë të involvuar në krim të organizuar”.

Për këtë Shishani tha se në inspektorat, nuk kanë marrë asnjë dëshmi lidhur me këtë.

Debat i ashpër u zhvillua edhe mes deputetit Anton Cuni dhe Fitim Shishanit.

Cuni tha se Inspektorati Policorë i Kosovës nuk ka guxim që t’i trajtoj veprat penale që kryhen nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës e që lidhen me krimin e organizuar, ndërsa u shpreh se Inspektorati dhe Policia e Kosovës e kanë humbur besimin tek qytetarët.

Ndryshe në raportin vjetor të Inspektoratit Policor të Kosovës, për vitin 2013, janë 241 raste të trajtuara me elemente penale, ku prej tyre 133 raste janë dërguar me kallëzim penal në prokurori.

Ndërkaq me raport të veçantë janë dërguar 87 raste kurse 21 raste janë bartur për vitin 2014.

Previous articleSony raporton shitjen e më tepër se 7 milionë PlayStation 4
Next articleMaloku: Shkuarja ime në AKR, spontane