Home LAJME Kujdes mos e hani këtë peshk që shkakton vdekjen, ka mbërritur në...

Kujdes mos e hani këtë peshk që shkakton vdekjen, ka mbërritur në detin e Shqipërisë

Bëhet fjalë për një lloj peshku që vjen nga brigjet e Oqeanit Indian, por që kohët e fundit po popullon edhe ujërat e Mesdheut dhe është pikasur në ujërat e deteve në Greqi dhe Itali.

“Oceanus Research Group” ka paralajmëruar për rrezikshmërinë e këtij peshku me përbërje të lartë toksike, i cili nëse konsumohet mund të shkaktojë vdekje.

Sipas specialistëve, peshku me origjinë nga Oqeani Indian është duke populluar detin Mesdhe, i ardhur mesa duket nga Kanali i Suezit. Në vitin 2012 Lagocephalus është gjetur në brigjet e Izraelit ku janë regjistruar edhe rastet e helmimeve vdekjeprurëse, ndërsa në 2013 është sinjalizuar prania e tij në brigjet greke dhe italiane, si në Lampeduza, Palinuro, Monopoli dhe Messina. Prania e toksinës në trupin e këtij lloj peshku mbetet aktive dhe nëse zien ose piqet konsumimi i tij mund të shkaktojë insuficencë respiratore dhe probleme në sistemin kardiovaskular.

Previous articlePasuria e ish-Jugosllavisë i takon edhe Kosovës
Next article‘VideoFest’ publikon nominimet për klipin më të mirë (Foto)