Home LAJME Shteti Islamik lufton me municionet e Shqipërisë

Shteti Islamik lufton me municionet e Shqipërisë

Raporti i “Conflict Armament Research” thekson se Shqipëria renditet në vendin e 15 në listën e prodhuesve të armëve, municionet e së cilës po i përdorin militantët e Shtetit Islamik.

Ky përfundim është nxjerrë pas analizave të municioneve, të cilat janë prodhuar në 21 vende të botës, që nga vitit 1945 e deri në vitin 2014. Shqipëria ruan një pozición të mirë, pasi militantët e ISIS kanë në duar armë nga vende të fuqishme si Kina, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusia.

pjesë e madhe e këtyre municioneve ka qenë nën posedimin e forcave të sigurisë së Irakut dhe Sirisë, të cilat më pas ishin rrëmbyer nga militantët e Shtetit Islamik, thuhet në këtë raport.

Nga 1 mijë e 730 lloje të municioneve, të cilat janë analizuar, 142 prej tyre janë prodhuar në Serbi, 445 në Kinë, 338 në ish-Bashkimin Sovjetik, 323 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 154 në Rusi. 9 lloje municione që përdorin xhihadistët e ISIS janë nga Shqipëria.

Previous articleDështon Jahjaga, zgjedhjet në prag
Next articleÇfarë bën Zanfina në mëngjes?!