Home SPORT Boksierët e Prishtinës në Zvicër

Boksierët e Prishtinës në Zvicër

Tre boksierë të Prishtinës do të marrin pjesë në turneun që më 31 maj do të mbahet në Martigny të Zvicrës. “Në këtë turne do të paraqitemi me tre boksierë: Arian e Gazmend Gashin dhe Egzon Shajkovcin.

Ftesa ka ardhur duke iu falënderuar edhe ish-boksierit të Prishtinës, Isa Shajkovci. Kjo pjesëmarrje është e rëndësishme, duke marrë parasysh se është hera e parë që një klub nga Kosova merr pjesë në turne të karakterit të tillë”, ka thënë trajneri i Prishtinës Agim Tahiraj.

Previous articleGjysma e Bundesligës e do Azemin
Next articleShkon në 282 numri i viktimave në minierën turke