Home LAJME Emërohen tre anëtarë të KPM-së

Emërohen tre anëtarë të KPM-së

Kuvendi i Kosovës, i ka zgjedhur tre anëtar të Komisionit të Pavarur për Media, nga komuniteti shumicë, ndërsa konkursi do të përsëritet për zgjedhjen e dy anëtarëve të komuniteteve pakicë. Andan Merovci me 43 vota, Dritan Qeriqi me 49 vota dhe Anita Morina 34 emërohen anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media të komitetit shumicë me votë të fshehtë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i ka ftuar deputetët që të votojnë pasi, sipas tij, Kuvendi duhet ta kryej obligimin e saj për përmbylljen e këtyre proceseve që janë kërkesë edhe në raportin e progresit.

Sipas Krasniqit, pasi të kompletohet Këshilli i Pavarur për Media, mandati i anëtarëve të KPM-së do të përcaktohet me short. dy anëtar do të jenë me mandat dy vjeçar dhe tre anëtar me mandat tre vjeçar. Brenda ligjit sipas Krasniqit, thuhet që komisioni duhet të ketë së paku dy femra.

Previous articlePresheva do të kërkojë bashkimin me Kosovën
Next articleMZHE ndihmon Gjilanin për ujë