Home LAJME EULEX-it nuk i hiqet kompetenca ekzekutive

EULEX-it nuk i hiqet kompetenca ekzekutive

Misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, do të ketë së paku edhe dy vjet kompetenca ekzekutive. Ai nuk do të jetë mision këshillues, siç e ka insistuar Qeveria.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ia ka konfirmuar “Kohës Ditore” të enjten se autoritetet vendore dhe ato të Bashkimit Evropian kanë harmonizuar qëndrimet për një numër çështjesh që ndërlidhen me misionin e ri, përfshirë edhe kompetencat.

“Jemi pajtuar që të gjitha institucionet e rendit dhe ligjit të udhëhiqen nga vendorët, që shumica e anëtarëve të panelit të jenë vendorë, që gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX-it të jenë në kuadër të sistemit tonë të drejtësisë dhe që mandati i ri i EULEX-it të jetë deri më 15 qershor 2016”, ka thënë Kuçi, që është edhe ministër i Drejtësisë.

“Misioni do të quhet EULEX Kosovo, ndërsa për kah kompetencat do të jenë të barabartë me vendorët”.

E ndonëse Brukseli zyrtar ka vendosur të bëjë ndryshim rrënjësor të misionit të saj për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, ka tri gjëra që insiston t’i mbajë të njëjta.

Previous articleMoore: Po punohet për formatin e Tribunalit, puna e tij do të kryhet jashtë Kosovës
Next articleMustafa: I anashkaluar dhe pa “strehe”, prandaj u largova