Home LAJME Haradinaj ndau librezat për ekspertë dhe anëtarë të rinj të AAK-së

Haradinaj ndau librezat për ekspertë dhe anëtarë të rinj të AAK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot një grup anëtarësh të rinj në AAK, nga Podujeva dhe Prishtina, të prirë nga veprimtari i hershëm dhe i shquar, i burgosuri politik, Shaban Mulolli, ish-themelues i strukturave të para të LDK-së në diasporë.

Në kumtesë thuhet se anëtarët e rinj të AAK-së janë të fushave dhe profileve të ndryshme, ekspertë të ekonomisë, menaxhmentit, të shkencave sociale dhe të fushës së teknologjisë së informacionit.

Haradinaj ka ndarë librezat e anëtarësisë për 12 prej tyre, që përfaqësojnë komunitete të mëdha dhe të shquara në këto treva të vendit.

“Është nder që sot po bashkohemi në Aleancë me veprimtarin e shquar Shaban Mulolli dhe njerëz të tjerë të shquar, ekspertë të fushave të ndryshme. Kisha kënaqësinë që t’ua ndajë librezat e anëtarësisë disa prej përfaqësuesve të grupeve dhe komuniteteve të shquara nga Prishtina dhe Podujeva”, tha kryetari Haradinaj.

Ndërkaq, në emër të të sapo anëtarësuarve në AAK, foli veprimtari Shaban Mulolli.

“Si ish-themelues i LDK-së në diasporë dhe si veprimtar i viteve të kaluara, sot i afirmuar në fushën e menaxhemit dhe të ekonomisë, kam kënaqësinë që sot i bashkohem AAK-së dhe konceptit fitues të kryetarit dhe kryeministrit të ardhshëm e të sigurt të vendit tonë, z. Ramush Haradinaj”, ka thënë Mulolli, duke folur në emër të anëtarëve të rinj të sotëm të AAK-së.

Previous articleMaloku: Shkuarja ime në AKR, spontane
Next articlePër ditën e tokës, parakalojnë me biçikleta