Home SPORT Këpuca e Artë, vazhdon gara mes CR7 dhe Suarez

Këpuca e Artë, vazhdon gara mes CR7 dhe Suarez

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është barazuar me Luis Suarezin me numrin e golave në garën për Këpucën e Artë në Evropë.

Portugezi shënoi dy gola në fitoren prej 4-0 të Los Blancos kundër Osasunas duke ngritur në 30-të numrin e përgjithshëm të golave të shënuar në La Liga këtë edicion.

Sulmuesi i Liverpoolit nuk arriti ta gjejë rrjetin në humbjen prej 2-0 kundër Chelseat, ashtu që mbeti në shifrën prej 30 golash (gjegjësisht 60 pikë), aq sa ka edhe CR7.

Pas tyre gjendet, sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Costa (me 27 gola), i cili po ashtu nuk realizoi në fitoren prej 1-0 kundër Valencias.

Aty është edhe Lionel Messi, i cili ka po ashtu 27 gola të shënuar, tre më pak se dy konkurrentët kryesorë.

Në top-dhjetë gjendet edhe veterani Luca Toni, i cili ka shënuar 20 gola në Serie A me Hellas Veronan.

Theksojmë se Ronaldo golat e tij i ka shënuar në 28 paraqitje, Luis Suarez në 31 paraqitje, Diego Costa në 33, kurse Messi në 28 ndeshje.

Previous articleRibery duhet të jetë arrogant ndaj Realit
Next articleKandidati për President të Kosovës, përkrah vlerave kulturore të Kosovës