Home LAJME Klasa e 13-të, “humbje kohe”

Klasa e 13-të, “humbje kohe”

Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit e kanë vlerësuar se sistemi i aplikuar për disa vite, ku shkollat profesionale dhe gjimnazet e përgjithshme i kanë patur nga 5 vjet, duhet të ndryshohet, pasi që, sipas tyre, ky sistem, nuk i ka shërbyer cilësisë së arsimit, ashtu siç ishte menduar.

Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, ka thënë për “KosovaPress”, se një gjë e tillë është rregulluar me Ligjin për Arsimin Parauniversitar, të vitit 2011.

“Pas një analize të gjatë që është bërë, nëse klasa e 13-të e ka arritur qëllimin e vet në arsimin profesional, grupi i ekspertëve ka ardhur në përfundim se është më mirë që klasa e 13-të të hiqet, për arsye se nuk është arritur asnjë sukses”, citohet të ketë thënë Mustafa.

Bëhet e ditur se, dita e parë e provimit Shtetëror të Maturës, këtë vit do të mbahet më 7 qershor dhe dita e dytë më 21 qershor. Ndërkaq, më 30 të po këtij muaji pritet të publikohen rezultatet e këtij provimi.

Edhe këtë vit, sipas zëvendësministrit të Arsimit, Nehat Mustafa, kalueshmëria do të jetë 50 për qind, po ashtu do të përfshihen 200 pyetje, 100 në ditën e parë dhe 100 në ditën e dytë të provimit, kurse për të aplikuar për këtë provim, nxënësit duhet të paguajnë 5 euro.

Previous articleFitore e artë e Fushë Kosovës
Next articleGjystja: Pija limon çdo mëngjes, humba 6 kg për 10 ditë